Aktualitet

"Qeveria të tërhiqet nga amnistia fiskale, kriminalizon të gjithë ekonominë"

Shkruar nga Liberale
"Qeveria të tërhiqet nga amnistia fiskale, kriminalizon të

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka theksuar edhe një herë rëndësinë e menjëhershme të tërheqjes së Qeverisë nga amnistia fiskale.

Ai shkruan se për amnistinë fiskale ka shqetësime dhe nga përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, pasi kjo iniciativë do të godasë rëndë biznesin e ndershëm.

Meta shton se ajo do të dekurajojë dhe më tej investimet e huaja serioze në Shqipëri, do të kriminalizojë të gjithë ekonominë, do të minojë besimin e shoqërisë tek shteti i së drejtës.

Postimi:

Theksoj rëndësinë e menjëhershme të tërheqjes së Qeverisë nga amnistia fiskale. Për amnistinë fiskale ka shqetësime dhe nga përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kjo iniciativë do të godasë rëndë biznesin e ndershëm, do të dekurajojë dhe më tej investimet e huaja serioze në Shqipëri, do të kriminalizojë të gjithë ekonominë, do të minojë besimin e shoqërisë tek shteti i së drejtës, institucionet dhe barazia para ligjit.

Amnistia fiskale minon përpjekjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. Kjo iniciativë ashtu siç ka përsëritur Bashkimi Evropian në mënyrë të vazhdueshme do të dëmtojë rëndë bashkëpunimin me vendet partnere dhe vetë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH