Aktualitet

Qeveria nxjerr shifrën, ja sa shkon fatura e dëmeve nga tërmeti

               Publikuar në : 09:54 - 05/02/20 liberale

Ministri Bledi Çuçi ka treguar sot shifrën zyrtare të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26-nëntorit. Në një konferencë me të pranishëm ambasadorin e BE në Shqipëri Luigi Soreca si dhe koordinatorin e Përhershëm i OKB në Shqipëri, Brian J. Williams, Çuçi tha se fatura e dëmit nga tërmeti i 26 nëntorit shkon në 985 milionë euro.

Më këtë faturë tashmë Shqipëria do të i drejtohet Konferencës së Donatorëve në 17 Shkurt në Bruksel.

“Nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit u prekën 202291 persona nga 11 bashki të vendit. Një kontribut i madh erdhi nga miqtë ndërkombëtarë. Vetëm një javë pas tërmetit qeveria kërkoi mbështetjen e BE-së, OKB-së dhe BB për një proces për të identifikuar dëmet dhe nevojat. 60 ekspertë të huaj dhe vendas dhe zyrtarë shqiptarë e përfunduan raportin në 30 janar. Është punuar me ritëm të lartë. 50 mijë ndërtesa verifkuan dhe u verifikuan 100% ndërtesat me rrezikshmëri të lartë. U zhvilluan edhe katër anketa për nevojat socio-ekonomike. Dëmet janë 98.574.906”, tha Çuçi./Gazeta Liberale

 

Tags: , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back