Aktualitet

"Qeveria kundër të gjithëve", hap sot Gazetën Liberale

Shkruar nga Liberale
"Qeveria kundër të gjithëve", hap sot Gazetën

Kuvendi miratoi dje Paketën Antishpifje, ndërsa gjykata dënoi me burg ish-deputetin e PD-së Ervin Salianji dhe gazetarin Jetmir Olldashi. Kryeministri ndonëse siguroi se AMA nuk do të zëvendësonte gjykatat, por nuk mund të priste zvarritjen e seancave

Burg për opozitën dhe gjoba për median, është panorama e re, ndërsa kryedemokrati Basha e sheh si përpjekje për t’i mbyllur gojën opozitës dhe medias

Ashtu siç kryeministri e kishte thënë se paketa Antishpifje do të miratohej me se s’bën, dje Kuvendi pavarësisht protestave jashtë dyerve të tij miratoi me 82 vota pro, projektligjin për mediat online.

Edhe pse Rama u përpoq të bindte se Autoriteti i Mediave Audiovizive nuk do të zëvendësonte gjykatat, do të shprehte pakënaqësinë sesi funksiononin proceset zvarritëse me gazetarët e paditur që nuk paraqiten në seanca e për këtë shtyhen pafund seancat.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni sot në Gazetën Liberale në print./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH