Aktualitet

Qeveria kërkon zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë deri në mars

Shkruar nga Liberale
Qeveria kërkon zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë deri

Qeveria i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë që të miratojë vendimin për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 31 mars të vitit 2020 për qarqet, Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Në tre qarqet, gjendja e fatkeqësisë natyrore, që u shpall për 30 ditë përfundon përkatësisht në datat 28 dhe 30 dhjetor 2019.

Në vendimin e qeverisë, theksohet se duke pasur parasysh se lëkundjet e tërmetit ndonëse me frekuencë dhe intensitet më të ulët vazhdojnë të ndihen në qarqet e përmendura, veprimtaria e strukturave operacionale dhe nevoja e marrjes se masave në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore është emergjente, si në ditët e para të marrjes së masës.

Këshilli i Ministrave thekson se objektivat e këtij janë garantimi i sigurisë së jetës së banoreve, sigurimi i veprimtarisë normale për jetesën e komuniteteve të prekura në këto zona, si dhe marrja e masave parandaluese, mbrojtëse e rehabilituese në infrastrukturën dhe mjedisin e prekur nga situata e krijuar./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH