Aktualitet

Qeveria kërkon “vetting” edhe për policinë private, cakton pagën minimale

Shkruar nga Liberale
Qeveria kërkon “vetting” edhe për policinë private,

Qeveria parashikon "pastrimin" edhe  për shoqëritë private të sigurisë fizike. Në draftin e hedhur për konsultim publik parashikohet që jo vetëm drejtuesit, por të gjithë punonjësit e këtij sektori, të njohur si policia private, do të duhet të kalojnë filtrin e besueshmërisë.

Ky kontroll do të kryhet nga strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit.

“Verifikimi i besueshmërisë për personat që aplikojnë për titullar subjekti, drejtues teknik, punonjës shërbimi të Shoqërisë Private të Sigurisë Fizike dhe Qendrës së Trajnimit të Personelit, kryhet nga strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit në raportime të dhënat e regjistrave fizikë e elektronikë në administrim të Policisë së Shtetit dhe në regjistrat fizikë e elektronikë tek të cilat Policia e Shtetit ka akses”.

Ky vetting parashikon që të përfshijë rreth 8700 punonjës ku krahas filtrave, parashikohet edhe rregullim i pagesës, duke vendosur një pagë dysheme në ligj.

Sipas këtij parashikimi, paga minimale për këta punonjës duhet të jetë minimalisht 51 mijë lekë në muaj. Në relacionin që shoqëron projektligjin theksohet se janë konstatuar raste të shumta kur detyrimet e kompanive nuk janë zbatuar në të shkuarën. Krahas këtyre, në këtë nisëm është përfshirë edhe një klauzolë ndaluese për përdorimin e automjeteve të blinduara. Ajo ndalon Shoqëritë Private të Sigurisë Fizike të t’i japin me qira këto mjete.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH