Aktualitet

Gazeta Liberale hapet sot me: Qeveria i shket Metës me ligj

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet sot me: Qeveria i shket Metës me ligj

Qeveria nuk u përgënjeshtrua në paralajmërimet e veta për të vepruar me ligj kundër kompetencave të presidentit, Meta ose siç thotë vetë kundër bllokimeve që ai po i bën proceseve të ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë.

E shtyrë për gati dy javë nga tërmeti i 26 nëntorit, iniciativa më e re e mazhorancës i heq një pjesë jo të vogël të kompetencave kreut të shtetit për betimin e anëtarëve dhe titullarëve të institucioneve të drejtësisë si hakmarrje për Arta Vorpsin, juristen e cila u shpall nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi si anëtare e Gjykatës Kushtetuese por që u thirr nga Meta, për të bërë betimin.

Ky i fundit është pjesë jo pak e rëndësishme në zinxhirin ligjor për të filluar punë.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni sot në Gazetën Liberale në print /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH