Aktualitet

Qeveria gjermane: Nuk kemi dërguar asnjë vaksinë në Shqipëri

               Publikuar në : 20:33 - 12/01/21 liberale

Vaksina, me doza shumë të vogla, erdhi më në fund në Shqipëri, por ajo që mbeti si refren ishte pyetja se nga erdhën këto doza. Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk mund ta bënte publike vendin e origjinës se nga na erdhën këto doza, por kuriozitetit të përgjithshëm ne i shkuam më tej.

Në një komunikim që gazetarët e A2, patën me qeverinë gjermane, me pyetjen e thjeshtë a na i keni sjellë ju këto doza, përgjigjja që morëm nga zëdhënësi i shtypit të tyre ishte se ne nuk kemi dërguar asnjë dozë deri tani në asnjë vend. Dhe më tej, ai sqaroi se nuk kanë informacion përsa i përket dhuruesit.

Sa i përket procedurave që janë ndjekur nga Rinasi deri në stadiumin kombëtar, Autoriteti i Barnave autorizon ISHP-në që, përmes Rinasit, të tërheqë vaksinat e ardhura.

Dokumentat e tjera tregojnë se vaksina në fakt e ka destinacionin, pra është nisur nga Gjermania, por materialet e tjera ndihmëse, siç janë shiringat apo holluesit, e kemi marrë nga Italia.

Rama tha bashkë me drejtuesit e ISHP-së që vaksinat po qëndrojnë në ISHP në minus 80 gradë. Ndërkohë që dokumenti i zhdoganimit tregon se vaksinat kanë ardhur nga Rinasi direkt në stadium. Teknikisht, një ampulë, sapo del nga frigoriferi duhet të harxhohet brenda 2 orësh.

Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, e kontaktuar nga A2, nëse procedura e ndjekur për sjelljen e vaksinës është apo jo konform ligjit, nuk ka kthyer ende përgjigje.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back