
Aktualitet
Qeveria emëron Avokatin e ri të Shtetit

Me vendim të Këshillit të Ministrave, është emëruar sot Enkelejda Muçaj si Avokate e Përgjithshme e Shtetit shqiptar. Ajo zëvendëson Artur Metanin, i zgjedhur si kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Enkelejda Muçaj emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë“, thuhet në vendimin e publikuar nga Këshilli i Ministrave./Gazeta Liberale

Tags: artur metani, avokate e shtetit, Enkelejda Muçaj, qeveria
KOMENTO (0)