Globi

Qeveria e re/ Thaçi: Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë

Shkruar nga Liberale
Qeveria e re/ Thaçi: Kjo është një ditë e

Pas miratimit të qeverisë së re të Kosovës, ka reaguar presidenti i vendit, Hashim Thaçi i cili ka përgëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për votimin.

Përmes një postimi në "Facebook", Thaçi thotë se kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe për qytetarët e vendit.

Postimi i Thaçit:

I përgëzoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e Qeverisë së re. Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe për qytetarët e vendit. Qeverisë së re i uroj sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroj bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare.

Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH