Globi

Qeveria e re/ Dritan Abazoviç: Nuk jam as serb, as malazez

Shkruar nga Liberale
Qeveria e re/ Dritan Abazoviç: Nuk jam as serb, as malazez

Kreu i koalicionit “E bardha në të zezë”, Dritan Abazoviç deklaroi në Parlamentin malazez se qeveria e re që po diskutohet është e para që përfaqëson vullnetin e popullit. Ai akuzoi partinë e presidentit malazez, Milo Gjukanoviç për situatën katastrofike në vend.

“Qeveria që deputetët po diskutojnë është e para në historinë e këtij vendi që përfaqëson vullnetin e popullit. Mos harroni se ne arritëm të konktretizojmë vullnetin e popullit kryesisht shkaku i parregullsive në zgjedhjet që ju i keni organizuar, përkatësisht datën që keni caktuar dhe kushtet që i keni vendosur, gjë që flet për shkatërrimin e madh që i keni bërë këtij vendi. Kjo është hera e fundit që do ta keni këtë numër të deputetëve në parlament. Nuk jam as serb, as malazez, por pjesëtar i komunitetit më të shtypur në Mal të Zi”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH