Aktualitet

Qeveria, detyrim emigrantëve: Të deklarojnë adresën jashtë shtetit

Shkruar nga Liberale
Qeveria, detyrim emigrantëve: Të deklarojnë adresën

Të gjithë emigrantët shqiptarë do të duhet të vetëdeklarojnë adresën e tyre të banimit jashtë shtetit.

Vendimi i Këshillit të Ministrave për bërjen të detyrueshme të deklarimit përcakton dhe një formular të posaçëm për këtë qëllim, ndërsa gjithçka do të bëhet përmes e-Albania-s.

“Shtetasit shqiptarë mbajnë përgjegjësi administrative për mospërmbushje të detyrimit ligjor të vetëdeklarimit të adresës së tyre dhe autoritetet përgjegjëse, në rast konstatimi të mospërmbushjes së këtij detyrimi, pezullojnë kryerjen e shërbimit të kërkuar, derisa shtetasi të përmbushë detyrimin ligjor të vetëdeklarimit të adresës“, theksohet në vendim.

Në rast të ndryshimit të adresës, emigrantët janë të detyruar që të deklarojnë vendbanimin e ri brenda 60 ditëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH