Showbiz

Shkencëtarët: Qentë ndikojnë në uljen e krimeve nëpër lagje. Arsyen nuk ua merr mendja

Shkruar nga Liberale
Shkencëtarët: Qentë ndikojnë në uljen e krimeve

Qentë ndikojnë në uljen e krimeve nëpër lagje. Sipas shkencëtarëve të Universitetit Shtetëror të Ohajos dhe Universitetit të Teksasit, lagjet që kanë më shumë qen kanë më pak krime.

Nga vëzhgimet e kryera, ata dolën në përfundimin se, lagjet me më shumë qenë kishin shkallë më të ulët të vrasjeve, grabitjeve dhe një masë më të vogël të sulmeve, në krahasim me zonat me më pak qen.

“Rezultatet tona sugjerojnë që njerëzit që ecin me qentë e tyre nëpër lagje, gjë që mund të ulë shkallën e ngjarjeve kriminale", tha Nicolo Pinchak nga Departamenti i Sociologjisë dhe Institutin për Kërkimin e Popullsisë në Universitetin Shtetëror të Ohajos.

Sipas Pinchak, kërkimet treguan se besimi midis fqinjëve është një pjesë e rëndësishme e parandalimit të krimit, pasi krijon një siguri se, banorët do ta ndihmojnë njëri-tjetrin, në rast se, përballen me ndonjë kërcënim.

“Rezultatet tona treguan, siç pritej, se lagjet me nivele më të larta besimi midis banorëve kishin nivele më të ulëta të vrasjeve, grabitjeve dhe sulmeve të rënda në krahasim me lagjet me nivele të ulëta besimi mes njëri-tjetrit. Po ashtu, në lagjet ku njerëzit kanë besim te njeri-tjetri, përfshi dhe praninë më të madhe të qenve rezulton që të ketë rënie më të madhe të krimeve, se sa në lagjet ku nuk ka aq shumë qen”, thotë ai.

Sipas tij, e gjitha ka të bëjë me faktin që qeni ka nevojë të ecë dhe të dalë jashtë shtëpie. Në këtë mënyrë pronari i qenit do të dalë po ashtu dhe do të shohë se çfarë ndodh në lagje. Prandaj dhe kjo është arsyeja, pse qentë kanë një avantazh më të madh në luftën ndaj krimit në raport me macet apo kafshët e tjera shtëpiake, të cilat nuk kanë të njëjtën nevojë si qentë për të dalë dhe për të ecur në lagje.

 “Kur njerëzit dalin jashtë duke shëtitur qentë e tyre bëjnë biseda dhe i përkëdhelin kafshët. Ndonjëherë ata dinë më mirë emrin e qenit dhe mbase nuk e dinë fare emrin e pronarit. Ata mësojnë, se çfarë po ndodh dhe mund të dallojnë, nëse ka ndonjë problem apo jo”. /K.K-Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH