Aktualitet

Qeni del nga oborri i shtëpisë dhe kafshon në këmbë 33-vjeçaren gjermane, procedohet pronari i kafshës

Shkruar nga Liberale
Qeni del nga oborri i shtëpisë dhe kafshon në këmbë

Një shtetase gjermane është sulmuar nga një qen në Lushnjë. Policia bën me dije se ka proceduar penalisht shtetasin me iniciale E.G, banues në Lushnjë, pasi në lagjen ‘Loni Dhamo’, qeni i tij ka dalë nga oborri i banesës dhe ka kafshuar në këmbë një shtetasen e huaj, 33 vjeçe.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. G., 26 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Loni Dhamo”, ka dalë nga oborri i banesës së 26-vjeçarit, qeni në pronësi të këtij shtetasi, i cili ka kafshuar në këmbë, një shtetase gjermane, 33 vjeçe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”.-thuhet në njoftimin e Policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH