Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Kuvend mbi debatin e djeshëm në Parlamentin holandez për integrimin e Shqipërisë.
Rama tha se procesi i integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është trajtuar si një çështje e politikës së brendshme të atij vendi.
“Në debatin e djeshëm në Parlamentin Holandez dikush që ka qenë i vëmendshëm që ka dëshirën të kuptojë e ka parë se si e gjithë çështja e ecurisë së mëtejshme të Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit është trajtuar si një çështje e politikës së brendshme të atij vendi. Besoj se duke ndjekur debatin në Parlamentin holandez kushdo që dëshiron të kuptojë ka mundur të kuptojë që të gjitha fjalimet e bëra në Parlament janë drejtuar elektoratit të atij vendi”, u shpreh Rama. /Gazeta Liberale