Kronikë

Qëlluan me armë dy vëllezërit Elbasan, policia arreston një person, shpall në kërkim 3 të tjerë

Shkruar nga Liberale
Qëlluan me armë dy vëllezërit Elbasan, policia arreston

Një sherr mes 4 personave në Elbasan ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve. Pas marrjes së njoftimit për të shtënat, policia është vënë në kërkim të autorëve.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve Ambri Sinakoli dhe Erion Çapja, 28 dhe 44-vjeç, pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, pas një konflikti të çastit me shtetasit U. G., 30 vjeç dhe M. G., 25 vjeç (vëllezër).

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Marvis Preçi, 40 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si edhe shpallën në kërkim shtetasit H. M., 23 vjeç, dhe M. G., 37 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin qarkullonin shtetasit A. S. Dhe E. Ç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH