Aktualitet

Qëlluan bashkatdhetarin e tyre me plumba pas kokës, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë në Gjermani. Viktima ishte narkoman

Shkruar nga Liberale
Qëlluan bashkatdhetarin e tyre me plumba pas kokës, arrestohen dy

Policia gjermane ka vënë në pranga dy të rinj shqiptarë, 20 dhe 26 vjeç, në lidhje me krimin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së hënës në Krefeld mbrëmjen e së hënës, ku një tjetër shqiptar u gjet i vdekur, i qëlluar me plumba pas kokës.

Rënia në rrjet ka qenë e rastësishme, por më pas është zbuluar se të rinjtë kishin lidhje me vrasjen. Policia ka kryer një kontroll prioritar kundër krimit të lidhur me drogën në Theaterplatz pasditen e së martës.

Në pikën e nxehtë, vetëm 1.5 kilometra nga vendi i krimit në Garnstrasse, është vënë re një 20-vjeçar pasi ishte në kërkim për një rast tjetër. Duke qenë se shoqëruesi i tij 26-vjeçar ishte bashkëpunëtor i mundshëm në këtë hetim, të dy personat u arrestuan.

Pas kontrollit, u gjetën prova të besueshme ndaj të dy shqiptarëve, se ata qëlluan bashkëkombësin e tyre.

Ndërkohë, sipas prokurorit të lartë publik Axel Stahl, autopsia e trupit konfirmoi “se viktima ka vdekur nga një plumb në kokë.” Arma e vrasjes ende nuk është gjetur dhe kërkimi për të ka qenë pa rezultat, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.

Të shtënat fatale ndodhën mbrëmjen e së hënës, rreth orës 19:50. Dy burra thuhet se e kanë qëlluar katër herë shqiptarin, dy plumba e kanë goditur në pjesën e pasme të kokës.

Shqiptari ishte i njohur për policinë për krime të ndryshme (trafik droge, vjedhje). Viktima, e cila jetonte në Gjermani që nga viti 2018, ishte narkoman. Ai nuk kishte një apartament, por jetonte kryesisht në Krefeld. Prokurori i lartë publik Axel Stahl sqaroi: “Sipas statusit aktual të hetimit, përjashtohet që njeriu të jetë viktimë e rastësishme.” Megjithatë, motivi i krimit të përgjakshëm është i paqartë."Ne po hetojmë në të gjitha drejtimet."

Siç mësoi BILD, dy autorët mesa duket kanë ardhur në Garnstrasse me një Peugeot blu me targë Wesel (WES). Aty parkuan makinën dhe pritën viktimën e tyre. Kur erdhi shqiptari, ata dolën dhe ecën rreth 30 metra drejt tij. Më pas janë qëlluar të shtënat fatale. Më pas autorët janë larguar në këmbë./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH