Aktualitet

Qëllon mbi policinë në Elbasan, plagosen dy kalimtarë të rastit

               Publikuar në : 14:02 - 24/09/20 liberale

Gazeta Liberale mëson se si pasojë e të shtënave drejt policisë në Elbasan janë plagosur dy kalimtarë të rastit, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Plagosja e dy personave ndodhi në momentet e para kur personi ka filluar të qëllojë në drejtim të policisë.

Banesa ku ndodhet personi është e rrethuar nga Forcat Shqiponja dhe në ndihmë po mbërrijnë Renea dhe FNSH. /Gazeta Liberale

Tags:

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back