Kronike

Qëlloi me armë zjarri 37 vjeçarin në Lezhë, autori dorëzohet

               Publikuar në : 20:07 - 11/09/19 R Liberale

Brenda 24 orëve është arrestuar autori i plagosjes me armë zjarri të një 37 vjeçari në qytetin e Lezhës.

Policia sqaron se në pranga ka përfunduar 22 vjeç, me iniciale Sandër Dedgjonaj, i cili është dorëzuar në fshatin Troshan. Policia thotë se për arrestimin e tij,

“Prej mbrëmjes së djeshme, dhjetëra forca policie të Komisariatit të Policisë dhe të DVP-së Lezhë, kanë ushtruar kontrolle në disa banesa në fshatin Troshan si dhe kanë krehur e mbajtur të rrethuar zonën e pyllëzuar të fshatit Troshan, zonë në të cilën autori mundi të fshihej pas ngjarjes.

Si pasojë e presionit të kontrolleve dhe rrethimit të zonës së pyllëzuar si dhe falë edhe negociatave që Policia e Lezhës bëri me të afërmit e autorit të dyshuar që ai ti dorëzohej organeve të Drejtësisë, para pak minutash u bë e mundur që në fshatin Troshan, autori i dyshuar i ngjarjes,  shtetasi S.D. vjeç 22,  ti dorëzohej shërbimeve të policisë. Ky shtetas, dyshohet se mbrëmë në qytet Lezhë, ka plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin A.K. vjeç 37, banues në Lezhë”, sqaron policia.

Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime mëtejshme.

(Visited 47 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *