Aktualitet

Qëlloi 5 herë me thikë vjehrrin, dënohet me 5 vite burg shqiptari

Shkruar nga Liberale
Qëlloi 5 herë me thikë vjehrrin, dënohet me 5 vite burg

Shqiptari që qëlloi me thikë vjehrrin e tij, në Austri është dënuar më pesë vjet burg për plagosje të rëndë, ndërsa i ka shpëtuar akuzës për tentativë vrasje.

Sikurse raportojnë mediat e huaja prindërit e vajzës nuk kanë qenë dakord për lidhjen e saj me shqiptarin dhe përplasjet kanë vijuar ndër vite.

Por situata ka dalë jashtë kontrollit në momentin kur ditën e ditëlindjes së djalit të tij më 8 dhjetor pas një konflikti me vjehrrin Besim Z., 40 vjeç, qëlloi 5 herë me thikë në qafë dhe shpinë vjehrrin e tij, ndërsa hodhi nga shkallët edhe djalin e tij të vogël për shkak të ‘mungesës së respektit’.

‘Si një qengj i butë’ kështu u shfaq shqiptari para trupit gjykues, por nuk tregoi asgjë se çfarë ndodhi më 8 dhjetor, duke shtuar se nuk ka ngritur kurrë dorë ndaj të birit.

Unë doja që të festonim në shtëpi, vjehrri donte të shkonim më lokal. Kështu ka thënë ai përpara gjykatës.

Pas një konflikti verbal dhe pas konsumit të alkoolit ai ndoqi vjehrrin kur po largohej dhe e plagosi rëndë me thikë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH