Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një punonjës i IKMT-së është qëlluar me armë zjarri dhe është plagosur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, ku 50 vjeçari sapo kishte përfunduar zbatimin e një vendimi.
Mësohet se, punonjësi i IMT është dërguar në spital dhe ndodhet në sallë nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që autori i ngjarjes është vënë në pranga.