Aktualitet

Qëllohet me armë ndaj një makine te Liqeni i Thatë, ja çfarë thotë policia

Shkruar nga Liberale
Qëllohet me armë ndaj një makine te Liqeni i Thatë, ja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar te nënkalimi i Liqenit të Thatë. Një person ka hapur zjarr me armë ndaj një makinë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se u qëllua në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin me inicialet L. M., 63 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, nga një person ende i paidentifikuar, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç.

Si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH