Showbiz

Qarkullojnë fjalë se Princ Leka dhe Elia Zaharia janë ndarë. Si qëndron e vërteta?!

Shkruar nga Liberale

Princ Leka Zogu dhe aktorja Elia Zaharia duket se nuk janë në ditët e tyre më të mira.

Çifti me prejardhje nga familja mbretërore ka lënë vend për dyshime dhe aludime për një krizë në marrëdhënien e tyre.

Pak ditë më parë, në ditëlindjen e Princeshë Geraldinës, u vu re se Princ Leka dhe Elia Zaharia festuan të ndarë. Kjo e fundit organizoi edhe një festë për ditëlindjen e së bijës, në 3-vjetorin e saj ku i ati nuk ishte pjesë, por vetëm familjarët e saj.

Veç kësaj, në urimet e secilit për vajzën, nuk e përmendën askund njëri-tjetrin. Por sot Princ Leka ka shtuar dyshimet, duke e hequr bashkëshorten e tij nga Instagrami, të cilën e ndiqte 3 ditë më parë.

Kujtojmë se Princ Leka është mjaft aktiv në rrjetet sociale me postime, komente dhe reagime.

Ndërkohë, që pas shumë zërave dhe lajmeve që qarkullojnë në botën e showbizz nuk ka asnjë reagim  nga palët çka shton edhe më shumë dyshimet, se mes çiftit në mos ndarje, ka një krisje të fortë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH