Aktualitet

Qarkullimi i parasë jashtë bankave, Xhepa: Probleme për sigurinë

Shkruar nga Liberale
Qarkullimi i parasë jashtë bankave, Xhepa: Probleme për

Mbi 300 miliardë lekë ndodhen jashtë bankave, duke shënuar nivelin më të lartë që prej vitit 2002. Këto janë të dhënat e Bankës së Shqipërisë, e cila theksoi se sasia e parasë që qarkullon jashtë sistemit bankar ka kapur nivelin rekord prej 40%.

Sipas Selami Xhepës, ekspert i ekonomisë dhe njëkohësisht President i UET, ky nuk është një fenomen i ri për Shqipërinë pasi kultura e vendosjes së parave nga qytetarët në bankë ka nisur shumë vonë.

“Mendoj se ky nuk është një fenomen i ri për Shqipërinë. Në përgjithësi është tipari i shoqërive të pazhvilluara, i shoqërive ku të ardhurat janë të ulëta”, tha Xhepa në Euronews.

Xhepa theksoi se vendet që kanë infromalitet të lartë, ku nuk gjen përjashtim as Shqipëria, bën që një pjesë e konsiderueshme të parave të mos depozitohen në banka.

Paraja duhet të qarkullojë përmes sistemit bankar, pra kjo është arsyeja e ekzistencës së vetë bankave. Çdo para që ngelet jashtë sistemit bankar, krijon probleme për sigurinë dhe efiçencën e funksionimit të tregut financiar të një vendi. Paraja që ngel në xhep apo në shtëpi nuk prodhon interes. Shërbimet e transfertave nga një bankë janë shumë të larta. Këtu kostot janë shumë të larta. Ka një konkurrencë të ulët mes bankave për këtë. Në vendet që kanë infromalitet edhe paraja jashtë bankave është shumë e lartë. Kjo tregon se pse Shqipëria ka një nivel të lartë të parave që qarkullon jashtë bankave”, shtoi ai.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH