Showbiz

Pyetja ndaj Ancelottit, gazetarja shkon në polici prej ngacmimeve seksuale

Shkruar nga Liberale
Pyetja ndaj Ancelottit, gazetarja shkon në polici prej ngacmimeve seksuale

Gazetarja sportive, Maria Moran është detyruar t’i drejtohet policisë për shkak të ngacmimeve seksuale të mbërritura në adresë të saj nëpërmjet rrjeteve sociale.

E gjitha nisi prej një pyetje që gazetarja spanjolle i bëri trajnerit Carlo Ancelottit në lidhje me kartonat e shumtë të marra nga Vinicius Junior.

Moran pyeti italianin nëse do të ishte më mirë që Vinicius të ndëshkohej me karton të kuq dhe të mësonte nga gabimet se sa të ngarkohej me aq shumë kartonë të verdhë. Ancelotti u përgjigj se nuk ishte e nevojshme diçka e tillë, teksa mesa duket ky ngacmim i Moran nuk i ka pëlqyer fansave të Realit.

Kështu, menjëherë në rrjetet sociale shpërthyen ofendimet dhe fyerjet në drejtim të gazetares teksa nuk mbeten pas as ngacmimet seksuale. Në këtë formë, gazetarja u detyrua t’i drejtohej policisë dhe të denonconte fansat që e kishin tepruar me komentet e tyre ndërsa nuk munguan edhe disa komente negative në lidhje me vajzën e saj 18-muajshe.

Nga ana tjetër, Moran falënderoi edhe policinë për gatishmërinë ndaj ngacmimeve seksuale. Moran ka qenë e lidhur me ish-portierin e Jasper Cillesen me të cilin ka edhe vajzën e vogël ndërsa në të kaluarën gazetarja ka pasur edhe një konflikt me lojtarin holandez teksa pretendonte se ai nuk paguante detyrimin financiar për vajzën e vogël.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH