Globi

Pyetja e studentes befason Palmer: Ti duhet ta marrësh 10

Shkruar nga Liberale
Pyetja e studentes befason Palmer: Ti duhet ta marrësh 10

Përfaqësuesi special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Matthew Palmer mbajti një takim në Biblotekën Kombëtare të Kosovës, me studentë dhe shoqërinë civile. Ai pranoi bashkëbisedimin me të pranishmit dhe iu përgjiggj pyetjeve ndaj tyre.

Mes tyre, pati edhe një puetje, drejtuar nga një studente e Gazetarisë, që befasoi zyrtarin amerikan, i cili e komplimentoi të renë.

Pyetja e saj për Palmerin ishte: A keni unitet ndërmjet Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit, sepse siç e pamë DASH ju caktoi ju për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, ndërsa presidenti Trump e caktoi ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Gjermani në lidhje me këtë çështje?

Kurse Palmer para se t’i përgjigjej i tha, se "ti duhet ta marrësh 10 në Gazetari, dhe se ishte nje pyetje e mrekullueshme", ndërsa të pranishmit e duartokitën./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH