Aktualitet

Putini kërkon falje për komentet e Lavrorit

Shkruar nga Liberale
Putini kërkon falje për komentet e Lavrorit

Kryeministri izraelit Naftali Bennett pas një telefonate me Vladimir Putin ka thënë se presidenti rus ka kërkuar falje për komentet e bëra nga ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ai tha se në komentet që u dënuan nga shumë, Adolf Hitleri kishte pak “gjak hebre”.

Mirëpo Izraeli menjëherë pas deklaratës tronditëse të Sergei Lavrov, u shpreh kundër komenteve të ministrit të jashtëm rus, duke thënë se deklarata e tij është një gënjeshtër “e pafalshme”.

Një falje nga Putin mund të shihet si befasuese, duke pasur parasysh se vetëm dy ditë më parë ministria e jashtme ruse vazhdonte të mbronte komentet e Lavrovit dhe akuzonte Izraelin për mbështetjen e “neo-nazistëve” në Ukrainë.

Bennett tha se e pranoi faljen dhe falënderoi Putinin për sqarimin e pozicionit të tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH