Globi

Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e Afrikës së Jugut

Shkruar nga Liberale
Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e Afrikës

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në një samit që do të mbahet në Afrikën e Jugut.

Ky njoftim vjen pasi lideri i Afrikës së Jugut, ka thënë se çdo tentativë për ta arrestuar Putinin nënkupton shpallje të luftës kundër Rusisë.

Nëse Putin largohet nga toka ruse, ai është subjekt i arrestimit, për shkak të një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Afrika e Jugut është pjesëtare e gjykatës dhe i kërkohet të ndihmojë në arrestim të Putinit.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do ta përfaqësojë shtetin e tij në samitin dyditor, ka thënë zëdhënësi i presidentit të Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa.

Vendimi për ta ftuar Putinin i cili kërkohet për krime lufte në Ukrainë në Afrikën e Jugut, ka nxitur diskutime të ashpra.

Partia më e madhe opozitare në Afrikën e Jugut, Aleanca Demokratike, ka kërkuar nga gjykata që t’i detyrojë autoritetet që ta arrestojnë Putinin nëse ai shkel në territorin e shtetit. /REL

Artikulli i plotë këtu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH