Globi

Putin nis vizitën në Kinë, çështjet që do të diskutojë me XI Jinping

Shkruar nga Liberale
Putin nis vizitën në Kinë, çështjet që do

Presidenti rus Vladimir Putin, ka arritur në Pekin sot më 17 tetor, për një vizitë zyrtare që vë në pah mbështetjen e Kinës për Moskën gjatë luftës së saj kundër Ukrainës, si dhe mbështetjen ruse për përpjekjet e Kinës për të zgjeruar ndikimin ekonomik dhe diplomatik jashtë vendit.

Të dy shtetet kanë krijuar një aleancë joformale kundër Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të tjera demokratike, aleancë që tani është ndërlikuar për shkak të luftës Izrael-Hamas. Kina ka synuar që të ketë balancë në raportet e saj me Izraelin kundër marrëdhënieve të saj me Iranin dhe Sirinë, dy shtete që fuqishëm e mbështesin Rusinë. Me këtë të fundit, Kina ka lidhur raporte për arsye ekonomike, por edhe për të sfiduar ndikimin e Uashingtonit në Lindje të Mesme.

Vizita e Putinit në Kinë po bëhet po ashtu për të treguar mbështetje për nismën e presidentit kinez, Xi Jinping. Nisma “Brezi dhe Rruga” përqendrohet në ndërtimin e infrastrukturës dhe zgjerimin e ndikimit të Kinës në botë.

Në një intervistë për median shtetërore kineze, Putin lavdëroi projektet masive, por tërthorazi i lidhi ato me nismën “Brezi dhe Rruga”.

I pyetur të premten për vizitën e tij, Putin tha se do të bisedojë për projektet e lidhura me nismën Brezi dhe rruga. Lideri rus tha se Moska dëshiron të bashkohet me ish-shtetet e Bashkimit Sovjetik në Azinë Qendrore në përpjekje “për të arritur synime të përbashkëta të zhvillimit”.

Putin dhe Xi po ashtu pritet të diskutojnë për lidhjet në rritje ekonomike midis Moskës dhe Pekinit në fushën e energjisë, të teknologjisë së lartë dhe industrive financiare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH