Aktualitet

Putin ndalon ndryshimin e gjinisë dhe themelon institutin për studimin psikiatrik të personave LGBTI

Shkruar nga Liberale
Putin ndalon ndryshimin e gjinisë dhe themelon institutin për studimin

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar krijimin brenda qendrës federale një institut psikiatrik që synon të studiojë sjelljen e anëtarëve të komunitetit LGBTI.

Këtë njoftim e ka bërë ministri i Shëndetësisë, Mikhail Muraska, gjatë një mbledhjeje të Dumës së Shtetit (dhoma e ulët), në të cilën po diskutohej projektligji për ndalimin e “ndryshimit të gjinisë” në Rusi. Më pas, Duma votoi projektligjin. I gjithë debati në Dumën e Shtetit është publikuar nga faqja e internetit Meduza,

“Dua të theksoj se për momentin ka një urdhër të presidentit që në bazë të qendrës psikiatrike federale të krijohet një institut shtesë që do të studiojë jo vetëm këto, por edhe një sërë drejtimesh të sjelljes, ndër të cilat sjelljen sociale”, tha Muraska, duke iu përgjigjur deputetit Anatoly Wasserman, kur pyeti nëse Ministria e Shëndetësisë studion perceptimet e komunitetit LGBTI për rolet gjinore dhe seksualitetin “në përputhje me realitetin”.

Faqja e internetit Meduza, duke cituar përfaqësues të komunitetit LGBTI, thekson se "deklaratat e Muraskës mund të konfirmojnë se në Rusi ata duan të prezantojnë një terapi të dhunshme konvertimi - e cila është një kompleks praktikash pseudoshkencore, të dhunshme psikologjike dhe fizike, me ndihmën e të cilëve jo-orientimi heteroseksual supozohet se mund të kurohet. OKB-ja i barazon këto metoda me torturën”.

Projektligji i paraqitur në Dumën e Shtetit për ndalimin e "ndryshimit të gjinisë" përjashton plotësisht mundësinë e tranzicionit transgjinor me ndihmën e operacioneve kirurgjikale. Operacione të tilla, nëse projektligji miratohet, do të lejohen vetëm për “trajtimin e anomalive gjenetike fiziologjike të formimit të seksit tek fëmijët” dhe për këtë do të kërkohet një vendim përkatës i një komisioni mjekësor të institucionit shëndetësor shtetëror. Projektligji propozon gjithashtu ndalimin e ndryshimit ligjor të markerit gjenetik.

Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe një numër mjekësh e kritikojnë ashpër projektligjin në fjalë, pasi ata besojnë se do të çojë në një rritje të çrregullimeve psikiatrike dhe vetëvrasjeve, si dhe në shfaqjen e një tregu të zi për operacionet ilegale.

Më 14 qershor, Duma e Shtetit miratoi njëzëri projektligjin që ndalon transgjinorët të ndryshojnë dokumentet e tyre të identifikimit dhe "procedurat mjekësore". Projektligji në fjalë i ndalon mjekët të kryejnë operacione të tilla, me përjashtim të atyre që kanë të bëjnë me trajtimin e “anomalive gjenetike fiziologjike”.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH