Aktualitet

Putin lajmëron papritur një fjalim para kombit, paniku përfshin rusët

Shkruar nga Liberale
Putin lajmëron papritur një fjalim para kombit, paniku përfshin

Të gjitha mediat ndërkombëtare janë me sytë nga Moska në këto momente. Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar papritur në Kremlin një fjalim para kombit.

Çfarë do të thotë kreu i Kremlinit. Mbetet e paqartë dhe aludimet janë të shumta. Fjalimi ishte parashikuar të niste që përpara 1 ore, por Putin nuk po duket ende.

Ai njihet si një person që nuk i respekton oraret dhe mesa duket po e bën përsëri. Mediat e huaja shkruajnë se besohet që Putin do të shpallë vendimin për mbajtje të referendumeve lokale në zonat e pushtuara në Ukrainë.

Perëndimi ka paralajmëruar se nuk do të njohë referendume të tilla. Në rrjetet sociale ruse ka një lloj “paniku” për mundësinë e një thirrjeje të përgjithshme për luftë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH