Globi

Putin 'i përjetshëm' në pushtet, njofton kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të 2024. Kremlini: E kërkojnë njerëzit

Shkruar nga Liberale
Putin 'i përjetshëm' në pushtet, njofton

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar se do të jetë kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, raportoi pak kohë më parë agjencia e lajmeve TASS.

Më herët sot, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov njoftoi se "shumë njerëz" po e shtyjnë Presidentin Putin të kandidojë për një mandat të ri gjashtë-vjeçar në mars, duke shtuar se presidenti rus do të shpallë vendimin e tij "kur ta gjykojë të përshtatshme".

Në të njëjtën kohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rus njoftoi sot se zgjedhjet do të mbahen për herë të parë në tre ditë: nga 15 deri më 17 mars.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH