Showbiz

Puthje mes saj dhe Luizit në film? Ja si përgjigjet Olta Gixhari

Shkruar nga Liberale
Puthje mes saj dhe Luizit në film? Ja si përgjigjet Olta Gixhari

Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli dy protagonistët e emisionit "Big Brother Vip Albania 2", të cilët pas përfundimit të spektaklit ato tashmë janë edhe dy protagonistët e filmit "Në kuadër të dashurisë".

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka rrëfyer për përjetimet e filmit,si dhe e pyetur për puthjen me Luizin shprehet se është pjesë e profesionit dhe e punë që ajo bën.

“Unë në të gjithë filmat që kam rol, unë jam puthur. Pse nuk duhet të puthesha në këtë film? Siç e thashë edhe më lart, unë jam në zonën time, jam aktore, di shumë mirë të ndaj rolin nga jeta e vërtetë. Në momentin që qëllimi justifikon mjetin, mua më duhet ta kryej atë veprim.

Puthja në film ka 1000 siklete, është teknike, mbaroi çaku, unë e harroj ç’ka ndodhur. Një puthje në film është njësoj si një ecje për mua”- shprehet aktorja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH