Aktualitet

Puthje e përqafime në ceremoni, Pipero kërkon ndjesë

               Publikuar në : 19:57 - 21/09/20 liberale

Takimi i mjekut Pëllumb Pipero në Skrapar pak ditë më parë ku mori dhe çmimin “Qytetar Nderi” nga Bashkia ka pasur një reagim të fortë në rrjete sociale pasi ai u shfaq duke përqafuar qytetarë pa respektuar masat anticovid.

Në një lidhje direkte me Report Tv, Pipero kërkoi ndjesë publike për atë ceremoni. Ai tha se është një shembull për tu evituar.

“Ishte një gabim që duhej evituar. Duhet të ishim treguar më të kujdesshëm. Emocionet ishin shumë të mëdha. Është një shembull që nuk duhej të ishte ndjekur. Një ndjesë publike për atë që ndodhi. Duhej ta kishim shmangur” – tha Pipero.

Për mjekun Pipero, koronavirusi nuk ka parashikime të sakta, madje as vetë OBSH nuk janë plotësisht të saktë. Ai thotë se nuk ka faza për virusin por do të jetë një vijimësi e saj.

“Në këtë pandemi nuk bën parashikime të sakta, as OBSH. Nuk kemi të bëjmë me një valë të dytë apo të tretë, do të kemi një vijimësi pandemia dhe nuk dallohet nga faza por virulenca e saj. Unë them që kujdesi duhet të jetë i vazhdueshëm. Askush nuk ka një vaksinë përfundimtare. Disa prej vaksinave janë në fazat përfundimtare dhe rezultatet janë premtuese. Duke qenë se kjo është një pandemi që do të vijojë gjatë por duhet që edhe pas daljes së vaksinës duhet të jemi të kujdesshëm. Në bazë të orientimeve të OBSh-së duhet që tu vihet në ndihmë grupeve që janë të rrezikuara” – e përfundoi Pipero.

 

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back