Festivali Sanremo 2023, gati dy javë pas përfundimit të tij, vazhdon të përflitet. Pas puthjes së shumëpërfolur mes Rosa Chemical dhe Fedez shoqata "Pro Vita & Famiglia" kishin bërë kallëzim për krimin e veprimeve të turpshme në një vend publik.
Kallëzimi i shoqatës vjen pas nënshkrimit të një peticioni me 37,000 firma, i bazuar në nenet 527 dhe 529 të Kodi Penal të Italisë.
“Ata kryen një sjellje të gravitetit të paparë në TV live, e cila çoi në një valë indinjate të përgjithshme për turpin, shqetësimin dhe neverinë e shkaktuar nga vulgariteti i një sjelljeje në lidhje me sferën seksuale”, shpjegohet nga shoqata në akuzat Rosa Chemical dhe Fedez.
Pas pranimit të ankesës, megjithatë, Prokuroria Publike Imperia i habiti të gjithë. Për çështjen e diskutueshme të finales së Sanremos, e cila çoi edhe në një debat mes Fedez dhe gruas së tij Chiara Ferragni, nuk do të ketë vazhdim në gjykatë. Në fakt, sipas magjistratëve të Imperia-s, çështja duhet të pushohet për shkak se krimi nuk ekziston, pavarësisht ankesës nga Pro Vita & Famiglia.
Prokurori i Imperia-s, kishte pranuar një tjetër ankesë, atë të Codacons për shkatërrimin e luleve nga Blanco.
Këngëtari, protagonisti i shkatërrimit të skenografisë në skenën e Ariston, në fakt hetohet nga prokurori i Imperia-s me akuzën e dëmit të rëndë dhe mund të rrezikojë vërtet nëse çështja shkon në gjykatë./Liberale.al