Aktualitet

Pushuesit nga Kosova drejt Shqipërisë, radhë edhe në Morinë

               Publikuar në : 14:46 - 15/08/20 liberale

Mijëra kosovarë kanë zgjedhur si destinacion pushimesh bregdetin shqiptar. Në pikën kalimin kufitar në Morinë, kolona ishte e gjatë deri 150 metra sipas të dhënave zyrtare nga ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës. Kurse për të kaluar kufirin për në Shqipëri pritja ka qenë 20 deri në 25 minuta.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë, nga territori i Kosovës për pushime në Shqipëri, vetëm në tre orët e para të mëngjesit kanë dalë mbi 15 mijë persona.

Policia Kufitare e Morinit si zakonisht punoi me procedurë të përshpejtuar dhe me të gjitha kapacitetet e sportelet për kalimin e shpejtë të automjeteve. Kosovarët, duke shfrytëzuar fundjavën dhe dikush pushimet, kanë vendosur që ta vizitojnë bregdetin shqiptar.

Ndërkohë, një shtetas kosovar është arrestuar në pikën kalimin kufitarë Vermicë, pasi me automjetin e tij, nga Shqipëria tentoi të kontrabandonte pesë shtetas sirianë. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back