Aktualitet

Universitas vjen sot me: Pushteti konsensual dhe 'rregullat e lojës'

Shkruar nga Liberale
Universitas vjen sot me: Pushteti konsensual dhe 'rregullat e

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: “Pushteti konsensual dhe 'rregullat e lojës'”

“Ushtrimi i pushtetit konsensual orientohet drejt një objektivi të përbashkët për të gjithë personat e përfshirë. Prandaj pushteti konsensual është formë fuqizimi që implikon vetëm pushtet për. Rast tipik është kur njerëz me ide të ngjashme mblidhen dhe vendosin të krijojnë një organizatë për një qëllim të përbashkët”, shkruan Klementin Mile.

Më pas vjen një profil nga Vladimir Myrtezai me titull: “Rozario”

"Rozario mendonte se dashuria nuk mund të duronte të zhburgosej veçse në vetë të parë, dhe në një vertikale të hukatur nga hapja e çlirët e rrëfimit të saj. Për bindjen e tij të thellë, përkufizimi i këtij akti ishte delikat dhe shumë i interpretueshëm nga mijëra rrahje të pakuptimta shpirtrash, shkruan Myrtezai.

Për të vijuar më tej me një shkrim nga Eugjen Merlika me titull: “Mashtrim i madh (2), Demokracia e trukuar dhe komunizmi rozë"

“Tejdukja ramiziane në këtë Fjalë para Byrosë politike na jep në tërë vërtetësinë e saj rrënqethëse portretin e saktë të komunizmit shqiptar. Në lakuriqësinë e tij ai zhvishet nga të gjitha fjalët e bukura e reduktohet në një grusht njerëzish, pa ideale, pa parime, pa moral, pa skrupuj, që ka vetëm një qëllim: ruajtja e pushtetit me çdo kusht, me çdo mjet, me çdo çmim, shkruan Eugjen Merlika.

Ndërsa në “Campus” do të gjeni dy shkrime, një me titull: “Katër pyetjet me të cilat përballen drejtuesit e universiteteve gjatë krizës Covid-19"

"Me mbylljen e universiteteve dhe dobësimin e financave, këto janë katër pikat e gjera strategjike që drejtuesit e universitetit po shqyrtojnë tani, sipas Alan Ruby.”

Dhe një tjetër me titull: “5 faktorët që përshpejtojnë kalimin e studentëve nga diplomimi në punë"

"Me shekullin e 21-të vijnë sfida të reja të cilat studentët duhet t’i kuptojnë dhe t’u përgjigjen efektivisht dhe kjo shpesh herë kërkon zhvillim të njohurive të reja dhe aftësive ndërpersonale."

Universitas mbylet me shkrimin e pedagogut Kristaq Xharo, me titull "Kur  deti nuk ndahet në facebook ..."

Këto dhe shumë të tjera do t’i gjeni në suplementin Universitas. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH