Aktualitet

'Universitas' vjen këtë të shtunë me: Pushteti, çfarë nuk është

Shkruar nga Liberale
'Universitas' vjen këtë të shtunë me: Pushteti,

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, ku do të gjeni jo vetëm lajme politike, por të zhanreve të ndryshme, si dhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile i cili titullohet: “Pushteti, çfarë nuk është”.

Janë ngritur disa mite për pushtetin. Për shembull, që pushtetin mund ta zotërosh. Në fakt, të zotëron ai.

Ndërsa te rubrika “Recensa” do gjeni një shkrim me titull: “Letërsia dhe rishkrimi i historisë”. Eugjen Merlika sjell mbresa nga leximi i romanit të Pëllumb Kullës,  “Vdekja e Enver Hoxhës”.

Më tej në rubrikën “Op-Ed”, do të lexoni shkrimin “A po bëhet Amerika fashiste?”, të Daron Acemoglu.

Në rubrikën “Campus” do të lexoni “Risitë e shkollave sezonale të UET”.

UET e ka kthyer organizimin e shkollave sezonale në një traditë të mirëfilltë. Me zgjerimin dhe ristrukturimin e tij në 5 fakultete edhe këto organizime vijnë në një format risi.

Duke qëndruar brenda UET, në rubrikën “Dita e I në auditor”, vjen shkrimi “Tania Floqi: Inxhinieri duhet t’i përkasë si fillim shoqërisë, më pas industrisë”.

Inxhinierja e Kimisë Industriale Prof.Dr. Tania Floqi e cila është pedagoge në Fakultetin e Inxhienerisë, Informatikës dhe Arkitekturës, tregon jo vetëm ditën e parë në auditor por edhe sesi kanë ndryshuar brezat e studentëve gjatë 51 viteve të saj të mësim dhënies”.

Dhe për ta mbyllur një analizë nga Veton Surroi: “Distopia serbe

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale në print./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH