Aktualitet

Punonte në ndërtim në Kroaci, 21-vjeçari bie nga lartësia dhe vdes

Shkruar nga Liberale
Punonte në ndërtim në Kroaci, 21-vjeçari bie nga

Një shtetas shqiptar i moshës 21 vjeçare ka gjetur vdekjen në Kroaci, pasi është rrëzuar nga një lartësi prej rreth 20 metrash.

Mediat kroate të cilat citojnë burimet policore shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në kompleksin industrial të ish-uzinës Dalit në Daruvar, ku edhe punonte.

Sipas informacioneve jozyrtare të raportuara nga mediat kroate, i riu shqiptar ishte punonjës i një kompanie në Zagreb.

Mësohet se ai u rrëzua nga një shkallë mbi beton në një lartësi prej rreth 20 metrash.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH