Aktualitet

Punonjësja e fasonerisë në Durrës pozitive, testohen 20 kolegë

Shkruar nga Liberale
Punonjësja e fasonerisë në Durrës pozitive, testohen 20

Një tjetër rast me koronavirus u diagnostikua këtë të enjte në Durrës. Burime nga Drejtoria e Shëndetit Publik, bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një grua, 41 vjeç, punonjëse në një fasoneri.

E infektuara ka qenë në punë deri dy ditë më parë, kur edhe ka shfaqur shenjat e koronavirusit. Për këtë arsye, rreth 20 personave punonjës të këtij subjekti u është marrë tamponi, dhe pritet përgjigja e testimeve, shkruan A2.

Fasoneria ndodhet në lagjen 13, në plazh, në të cilin punojnë rreth 150 punonjës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH