Aktualitet

Punonjësit sezonalë bllokohen në kufirin grek, probleme me formularin

Shkruar nga Liberale
Punonjësit sezonalë bllokohen në kufirin grek, probleme me

Rreth 50 shtetas shqiptarë kanë pritur prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës për shkak të problemeve që kanë hasur përsa i përket plotësimit të formularit që kërkohet të zbatohet me rigorozitet nga qeveria greke.

Kanë qenë vetë qytetarët të cilët janë shprehur se janë punëtorë sezonalë dhe se formularët janë plotësuar nga punëdhënësit e tyre në shtetin grek. Sipas tyre, nuk ishin në dijeni që formularët ishin të pavlefshëm.

Ndërkohë burime pranë kësaj pike të kalimit kufitar bëjnë të ditur  për Vizion Plus, se po shihet mundësia që këta qytetarë të hyjnë drejt shtetit grek, formularët e të cilëve do të plotësohen sërish.

Të njëjtat burime thanë se nga kjo pikë e kalimit të gjithë qytetarët që kanë patur dokumentacion të rregullt kanë dalë drejt shtetit grek pa krijuar radhë dhe fluks, ndërsa puna po vijon normalisht nga të dyja palët deri në plotësimin e kuotës ditore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH