Aktualitet

Punonjësit e UKT gjejnë një granatë pranë Drejtorisë së Policisë

               Publikuar në : 16:42 - 05/06/20 liberale

Një granatë e paplasur është gjetur ditën e sotme nga punonjësit e UKT, pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Sipas “News24”, ngjarja është regjistruar në rrugën “Vangjush Furxhi”, ndërsa granata është gjetur nga punonjësit të cilët po hapnin një kanal për tubacionet.

Zona ku u gjet granata është rrethuar, ndërsa pritet mbërritja e ekspertëve për të bërë çmontimin e saj.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back