Aktualitet

Punonjësi i Prokurorisë shkatërron kabinën elektrike në Lezhë

Shkruar nga Liberale
Punonjësi i Prokurorisë shkatërron kabinën elektrike në

Një punonjës i Prokurorisë së Lezhës ka lënë pa energji elektrike një zonë të tërë. Jetmir Shahini, dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur është përplasur fillimisht me kabinë elektrike në Ishull-Lezhë dhe më pas ka lëvizur dhe është përplasur me një automjet pranë lagjes SMT.

Pas këtij aksidenti, drejtuesi i mjetit nuk është ndaluar duke goditur një mjet tjetër në qytetin e Lezhës.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit tip 'Benz', i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës. Nga goditja e kabinës ka ngelur pa energji elektrike e gjithë zona e Ishullit.

Policia në vendin e ngjarjes po kryhen veprimet ne të tre vendet ku është përplasur mjeti. Tre përplasjet kanë ndodhur në një ditancë rreth 1 km larg njëra- tjetrës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH