Aktualitet

Punonjësi i policisë përplas për vdekje 50-vjeçarin në Shkodër

Shkruar nga Liberale
Punonjësi i policisë përplas për vdekje 50-vjeçarin

Një askident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasidten e kësaj të premte në aksin rrugor Koplik-Shkodër.

Punonjësi i policisë ka përplasur për vdekje një person, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Viktima është 50-vjeçari me iniciale A. Sh. Ndërkohë, policia ka prangosur efektivin Gjergj Gjeloshi, i cili po drejtonte mjetin tip “Fiat”.

Informacion Paraprak

Më datë 29.01.2021, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Koplik – Shkodër, në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, automjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi Gj. Gj. 26 vjeç, ka goditur shtetasin A. Sh. 49 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi A.Sh është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe me pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Gj.Gj është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme

Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH