Një punonjës i pastrimit te plehrave ka ndërruar jetë tragjikish brenda kampit të muhaxhedinëve në Manëz.
Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë. Sipas mediave, Shaban Teni ,64 vjeç ka përfunduar brenda makinerisë së plehrave i copëtuar. Familjarët i kanë thënë BW, thanë se Teni prind i katër fëmijëve punonte shofer me makinën e pastrimit në Sukth, Manëz.
Gjatë kohës që gjendej brenda kampit të muhaxheidinëve është bllokuar makineria e shkarkimit të plehrave.
Ai ka shkuar ta vajisë dhe gjatë punës dikush ka lëvizur levën çka ka bërë qe 64 vjeçari të tërhiqet nga makineria te përfundoje ne plehra i pa jetë.
Ende nuk ka një njoftim nga policia për këtë ngjarje të rëndë.