Aktualitet

Punonjësi i një kompanie Security gjendet i pajetë në autostradë

Shkruar nga Liberale
Punonjësi i një kompanie Security gjendet i pajetë në

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e kësaj të premteje  në autostradën Tiranë – Durrës, në trotuar pranë një subjekti private.

Ndër të tjera bëhet me dije se 58 vjeçari me iniciale I.D. është gjetur i shtrire pa shenja gjatë kohës që ai ishte në shërbim si punonjës sigurie pranë një kompanie private.

Informacion paraprak:

Më datë 19.06.2020, rreth orës 20:41, në autostradën Tiranë – Durrës , në trotuar pranë një subjekti private ku ka qënë me sherbim është gjetur i shtrire pa shenja jetë shtetasi I.D., 58 vjeç, punonjës i një kompanie Security.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH