Aktualitet

Punoni në të zezë? Rama: Denoncoi punëdhënësin që të merrni pagën 

               Publikuar në : 21:12 - 25/03/20 liberale

Kryeministri Edi Rama në faqen e tij në Facebook ka publikuar një video teksa merr në telefon qytetarët që kanë shkruar dhe ngritur problemet në platformën e bashkëqeverisjes. Një qytetar nga Fieri i ngriti problemin se deri tani ka punuar në të zezë në një kopsht, por ndryshe nga gruaja, nuk është i siguruar.

Për këtë shkak ai pyeti kryeministrin nëse përfiton nga subvencioni i pagës minimale. Kreu i qeverisë i kërkoi që të denonconte ku punonte, ndërsa u bëri thirrje edhe të tjerëve që punojnë në të zezë që të denoncojnë nëse duan të marrin pagën e luftës.

Biseda mes tyre

Qytetari: Gruaja po, ndërsa unë nuk jam me sigurime, nuk kam siguri të jap emrin e punës ku punoj

Rama: Gratë janë në rregull në këtë vend, burrat nuk janë….Nëse je punëtor në të zezë nuk mund të jesh skllav, duhet të denoncosh dhe të thuash ku punon.

Qytetari: Unë jam në shtëpi nuk kam dalë nga data 10, sa marr  bukën 10 minuta dhe vij. Sa më dhimbset koka ime, edhe të tjerëve nuk duam t’u bëjmë dëm.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back