Aktualitet

Punëtori i rrugës rreh me sende të forta priftin ortodoks në Lezhë

Shkruar nga Liberale
Punëtori i rrugës rreh me sende të forta priftin ortodoks në

Kryetari i FRPD-së në Lezhë Albert Loçi, ka denoncuar një rast të paprecedentë të ndodhur në qytetin verior.

Loçi ka publikuar videon, ku shihet sesi punëtori i firmës së kontraktuar nga Bashkia Lezhë, teksa ushtron dhunë ndaj priftit ortodoks të qytetit.

Burri godet priftin me një send të fortë, që dyshohet se është hekur.

Postimi i kryetarit të FRPD-së Albert Loçi:

Prifti Ortodoks i Lezhes z.Koço Kapedani, rrihet nga punetoret e firmes se kontraktraktuar nga Kryetari i Bashkise Pirro ??‍✈️ per “kryerjen e punimeve” dhe per dhunimin e qytetareve.

Mire se kjo firme ka disa muaj qe e ka shkatrruar Lezhen dhe lagjet e saj(Beselidhja,Gurra) dhe nuk mban pergjegjesi per afatin e kryerjes se punimeve,por tashme ka filluar te dhunoje dhe qytetaret Lezhjane.

Institucionet heshtin,drejtesia fle gjume ndersa Bashkia Lezhe e ka mendjen te vjedhe qytetaret e saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH