Aktualitet

Punëtori 55-vjeçar ra nga lartësia në vendin e punës dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori

Shkruar nga Liberale
Punëtori 55-vjeçar ra nga lartësia në vendin e punës

Policia e Tiranës ka bërë bilancin e të arrestuarve gjatë 24 orëve të fundit. Në prangat e uniformave blu, kanë rënë 52-vjeçari G. S., i dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Tiranës për vjedhje.

Gjithashtu, po për të njëjtën akuzë është arrestuar dhe 24 vjeçari A. M. Sakaq, ndër të arrestuarit është dhe administratori i një firme ndërtimi, shtetasi A. K., 51 vjeç.

Ai akuzohet për “shkelje të rregullave në punë”, pasi 55-vjeçari P. Gj., nga Kavaja, ka rënë nga lartësia teksa ishte duke punuar, e si pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasit G. S., 52 vjeç( i kapur nga Seksioni i kërkimit) pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë ekzekutimi i urdhërit për shtetasin A.

M., 24 vjeç,(i kapur nga Seksioni i kërkimit) pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë kapja dhe ndalimi i shtetases R. D(S)., 49 vjeçe, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 10 muaj burg për vepren penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi i shtetasit B. K., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë(thikë).

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” të shtetasit H. V., 33 vjeç, pasi gjatë një konfliktit të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin E. S., 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” të shtetasit A. K., 51 vjeç, (administratori i një firme) pasi ditën e djeshme në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia punëtori P. Gj., 55 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë ekzekutimi i vendimit penal për shtetasin E. B., 28 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 4 muaj burg, dhe i kanë mbetur pa vuajtur dënimin dhe 3 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

D. I., 48 vjeç dhe H. L., 50 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

E. R., 32 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë bërë shpalljen në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë nga pakujdesia” të shtetasit D. Sh., 46 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Taulantia” në garazhdin në pronësi të tij aksidentalisht duke kryer manovra(ecur indietro) ka aksidentuar dy shtetas K. S dhe L. S, të cilët po qendronin të ulur në pjesën e pasme të automjetit. Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH