Aktualitet

Punëtorët zbardhin ngjarjen: Si u qëllua në kokë Indrit Çela

               Publikuar në : 14:17 - 25/08/19 LP

Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore e caktimit të masës së sigurisë, për 4 personat e arrestuar nga policia për vrasjen e Indrit Çelaj.

Dy prej punëtorëve në vilën e familjes Kusi, ku u vra tre ditë më parë 26 vjeçari, kanë zbardhur detaje nga ngjarja.

Sipas News 24, vrasja ka ndodhur në një nga tualetet e katit të parë të ndërtesës, e cila po ndërtohej në zonën e “Myslim Shyrit” në Tiranë.

Punëtori 1

Në katin e parë të vilës, hyri Griseldo Kusi, të cilin shkurt e thërrasin Eldo. Mesa di unë ai është djali i pronarit të objektit, Bujar Kusi. Eldo vinte disa herë në ditë dhe kontrollonte punimet. Ai erdhi i vetëm dhe në momentin  që na përshëndeti, dëgjoi një zhurmë trapani, me të cilin po punonte njëri nga punëtorët e kondicionerëve, në një nga tualetet e katit të pare i cili ishte rreth dy apo tre metër larg vendit ku unë me shokët e mi po punoja. Eldo lëvizi i nervozuar dhe shkoi drejt vendit ku dëgjohej zhurma dhe tha: Po këtu ç’bëhet”. Ai filloi t’i bërtiste punëtorit me zë të lartë: Çfarë po bën, përse e hap atë vrimë aty dhe ku do e cosh shkarkimin e kondicionerëve. Punëtori i tha: Nuk di unë, se ku do jetë shkarkimi. Griseldo më pas i tha, kur se di ti, nga do ta di unë. Në ketë moment, ai nxori armën nga brezi, tip pistoletë,  dhe ja mbështeti në kokë punëtorit të kondicionerëve dhe e qëlloi. Griseldo mori gëzhojën dhe u largua.”

Punëtori 2

“Griseldo hyri brenda tualetit ku po punohej dhe në këtë moment e dëgjova t’i bërtiste punëtorit të koncicionerëve, me zë të lartë me fjalët: Çfarë po bën?  Fill më pas u dëgjua një krismë arme. Mbaj mend që Griseldo u largua me nxitim dhe në dorë mbante një çantë me zinxhir me ngjyrë të zezë. Unë i frikësuar u largova për në banesën time”.

Ndërsa babai i djemve të shpallur në kërkim, Bujar Kusi ka thëne se ka qenë në biznesin e tij në Kombinat. Atë e kanë marrë në telefon nga shtëpia që ndërtohej në “Myslym Shyr”, ku i kanë treguar për ngjarjen. sipas tij, djemtë kishin shkuar në plazh me shoqet e tyre. /Gazeta Liberale

(Visited 697 times, 1 visits today)

Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *