Aktualitet

Pullat fiskale, debati i ekspertëve, Bardhi Sejdarasi: Ka element korruptiv brenda

Shkruar nga Liberale
Pullat fiskale, debati i ekspertëve, Bardhi Sejdarasi: Ka element korruptiv

Në 9 vitet  e fundit, bizneset shqiptare të tregtimit të mallrave të akcizës kanë paguar rreth 60 milionë euro më shumë në raport me vendet e rajonit dhe Europës për shkak të tarifës së lartë të koncesionit të pullave fiskale. Të dhënat financiare dhe ekonomike të kontratës së koncesionit paraqiten në studimin “Koncesioni i pullave fiskale, midis kostove të larta dhe logjikës së munguar ekonomike” të dekanit të Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, UET, Elvin Meka.

Ekspertë të ekonomisë kanë folur në Open, News 24, për ndikimin e koncesioneve të florinjta në ekonominë tonë.

Bardhi Sejdarasi tha se koncesionet janë mënyra më e thjeshtë për të përdorur paratë publike dhe se koncesionari është përfituesi i parë. Sipas tij, nëse bëhet një kontratë koncesionare qeveria nuk mund ta zhbëjë dot më.

“Është një çështje që duhet të kishte tërhequr vëmendjen, është një problem që lidhet me qeverisjen dhe mirë qeverisjen. Në tre dekada rresht qeveritë kanë tentuar t’i përdorin paratë publike në mënyrën më të thjeshtë, me oferta të pakërkuara dhe të kërkuara. E kanë pasur më të kollajshme të tentojnë edhe në mënyrë korruptive dhe të marrin kontrata publike nga qeveritë shqiptare. Kemi pasur mbledhje qeverie që janë miratuar dhe tre kontrata”.

Ka një element korruptiv brenda në mënyrën që ofrohet koncesionari”.

“Marrëveshjet koncesionare thonë shumë pak ose aspak. Anekset e marrëveshjeve janë pjesa e padukshme. Nëse shikoni anekset do befasoheni më mënyrën se si është bërë marrëveshja. Kontratat koncesionare në Shqipëri kanë ardhur thuajse të gatshme. Kompanitë e kanë sjellë gati setin e dokumentacionit. në momentin që kërkoj kontratë, kërraba tërheq nga vetja. Koncesionarët kanë qenë përfituesi i parë.Çdo qeveri kur arrin të bëjë një kontratë koncesionare nuk i zhbën dot. I kanë instaluar ata që kanë sjellë kontratën. Nuk e kapje dot Rapiscanin”, tha Sejdarasi.

Mateo Spaho, Ekspert Ekonomie, Dekani i fakultetit Ekonomik në Universitetin “Luarasi” tha se në Shqipëri koncesionet mund të quhen të florinjta. Ai theksoi se qytetarë paguajmë një privat për të marrë një vepër ose shërbim që do kushtonte më shumë se sa ta bënte shteti.

Po kështu sipas tij, është komode për qeveritë sepse mund t’ia lënë fajin koncesionarit dhe është një mënyrë për të dalë vetë të larë dhe një mënyrë për të pasur fitime direkte ose indirekte.

Aranita Brahaj, Drejtoreshë e “Open Date Albania” tha se problemi i koncesioneve dhe korrupsioni e klientelizmi nuk duhet parë si problem auditimi, “sepse ato janë vendimmarrje politike e duhet ta themi, që ka dalë jashtë kontrollit sa edh zyrtarët e këtyre departamenteve që duhet të bëjnë raporte formale nuk ekzistojnë më, janë larguar. Sot qeveria nuk gjen as zyrtarë të nënshkruajnë këto raporte”.

Bardhi Sejdarasi, Ekspert Ekonomie iu përgjigj se problemi është tek zyrat jo personat.

“Ministritë që lidhin marrëveshje duhet të kenë autoritetin kontraktor. Nuk bën pjesë një ministri apo drejtori por disa. Jo mungesa e njerëzve por mungesa e vullnetit politik”, theksoi Sejdarasi.

“Javës tjetër do keni raportin e plotë për të gjitha kontratet. Nuk jam i autoriuar të them emrin. E di kush është. Është agjenci shtetërore, drejtori apo drejtoresha e ATRAKOS… Mund ti drejtoheni ministres Ibrahimaj e ta merrni këtë informacion”, u shpreh eksperti i ekonomisë, Sejdarasi.

“A ka emër ky drejtor është në detyrë i emëruar apo si? Pse nuk është e nuk del në televizion. Sot që mungon ky raport [pse nuk del ky njeri”, tha Braho gjatë debatit që u zhvillua në Open, News 24.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH